Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Çfarë kuptimi ka Fjala e Perëndisë për mua?

Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus. (2 e Timoteut 1:13)

1.Modeli i fjalëve të shëndosha
Shprehja model tek 2 e Timoteut 1:13 ka kuptimin e një dizenjo të një arkitekti. Që nga fillimet e kishës së hershme kishte një përvijim të saktë të doktrinës.  Ishte një standart prej të cilit vërtetohej e gjithë mësimdhënia. Timoteu u paralajmërua për të mos e ndryshuar përmbajtjen e këtij përvijimi.Nëse do ta bënte një gjë të tillë nuk do t’i mbetej asgjë për të provuar mësuesit e asokohe me të cilët punonte. Po ashtu edhe ne të shek të 21-të kemi nevojë t’i mabhemi fort asaj që Apostulli Pal na mësoi në shekullin e parë. Në kishën e hershme koncepti i antinomianizmit ishte i përhapur gjerë. Thuhej ”nuk jemi nën ligj”. Ky koncept nuk ka vdekur as sot. Ka akoma sot nga ata që pretendojnë se nuk janë nën ligj por nën hir.  Thuhet se Dhjata e Re është një libër i mbushur me letra dashurie dhe jo përmbledhje ligjore.  Disa e refuzojnë të ashtuquajturën “teologjia e modelit”. A nuk të tregon fjala” model të fjalëve të shëndosha”se ka një ligj në bazën e të cilit duhet të jetojmë. (1 e Korintasve 9:21;Galatasve 6:2)

2.Ruaje (mbaje fortë)
Për shekuj me rradhë puna e Zotit është bërë prej njerëzve që i kanë qëndruar me këmbëngulje kohës së tyre të sprovës. Duhet të ketë qenë shumë e lehtë për të rënë në kompromis. Por ishin të palëkundur. Apostulli Pal ishte njëri prej tyre që nuk ra në kompromis. Gjatë fundit të jetës së tij, vendosi t’i japë inkurajim Timoteut, vëllait të tij më të vogël në Krishtin. Tek 1 e Timoteut 1:11 lexojmë se Perëndia ia kishte besuar Palit depozitën e të vërtetës shpirtërore dhe ky ia kishte transmentuar Timoteut. (1 e Timoteut 6:20). Sipas 2 e Timoteut 1:13 u bë përgjegjësia e Timoteut për ta ruajtur apo mbajtur fortë këtë dpozitë të çmuar të së vërtetës dhe që edhe ai t’ia pasonte të tjerëve. (1 e Timoteut 2:2).

3.Që dëgjove prej meje
Besojmë se Fryma e Shenjtë është Fryma e së Vërtetës. Ai ia përkushtoi të vërtetën Timoteut.  Kemi vetëm një Frymë të Shenjtë dhe një të vërtetë që del prej tij.  Nuk besojmë në dy shpirtra të shenjtë. Kështu që nuk besojmë në dy apo më shumë të vërteta. Perëndia vendosi të na e dërgojë Frymën e Shenjtë për të na mësuar të vërtetën. Veçasi shërbesës së Frymës së Shenjtë mbetemi në errësirë. Pa Të nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë Fjalën e Perëndisë.  Gjithnjë duhet të jemi nën mësimdhënien e Tij.(Gjoni 16:13). Ai na aftëson për të mbrojtur të vërtetën dhe ta ndajmë atë me të tjerët.

4. Me besim dhe dashuri

Duhet të vëmë re gjithashtu se doktrina e Timoteut duhet t’u prezantonte me besim dhe dashuri. Ai duhet ta fliste të vërtetën me dashuri sepse ky ishte modeli i Perëndisë. Kurrë nuk e tha Perëndia të vërtetën pa dashuri. Sa e lehtë është për t’u bërë ballafaques në përpjekjen tonë për të këmbëngulur në besim. Sa e lehtë është për tu kthyer në një gjahtar shtrigash kur i jep një interpretim privat së vërtetës dhe krijon probleme në vend që jesh duke e ndarë të vërtetën siç është. Përmbledhja e shkurtër e doktrinës së shfajësimit dhe të jetës së Krishterë është:”besimi na bën zotërinj kurse dashuria na bën shërbëtorë. Besimi duhet të jetë gjithmonë i drejtuar dhe i përqëndruar tek Jezusi dhe kurrë nuk duhet të jetë tek kisha apo në një mjeti tjetët të hirit. 

5. Në Krishtin Jezus
Burimet e të gjitha bekimeve qiellore gjenden vetëm në Krishtin.  Besimi është mjeti instrumental i shpirtit që bashkohet në një bashkim jetësor dhe shpëtues me Shpenguesin, Krishtin Jezus. Për shembull:

“dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit.“ (Filipianëve 3:9)

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).