ProWord
Is this site a blessing to you?
Duke i shërbyer Perëndisë si familje
Kemi më shumë e më shumë familje ku fëmijët e tyre nuk e ndjekin Zotin. Perëndia do që familjet ti shërbejnë Atij.
Rregulli i dhënë i Perëndisë
- Babai (Efesianët 5:23, 1 e Timoteut 3:4-5).
Babai duhet ta udhëheqë familjen duke:
Dhënë mësim Fjalën e Perëndisë
U lutur me familjen
Jetuar si shembull
Dashur gruan dhe fëmijët e tij
Treguar dhembshuri dhe vendosmëri
- Nëna (Fjalët e Urta 31:25-28; Titit 2:3-5)
Nëna duhet ta përmbushë rolin e saj në shtëpi duke:
U kujdesur për nevojat fizike dhe shpirtërore të burrit dhe fëmijëve të saj.
E bërë shtëpinë e saj prioritet (atmosferë).
U përkushtuar ndaj rolit të ndihmëses.
- Fëmijët (Fjalët e Urta 1:8, Efesianëve 6:1-2; Fjalët e urta 23:24-25)
Fëmijët duhet t’i duan dhe t’i binden prindërve në Zotin.
Tiparet e mira të Jobit (Jobi 1:1-5)
Jobi kishte frikë nga Perëndia, i largohej së keqes (vargu 1) dhe adhuronte Perëndinë (vargu 5). Si një baba i mirë jetoi një jetë të drejtë përpara fëmijëve të tij.
Ai u kujdes për nevojat e tyre fizike dhe shpirtërore. U lut për ta që mëkatet t’i faleshin dhe që do të jetonin në mënyrë të drejtë.
Abrahami një personazh i shquar i një ati të perëndishëm (Zanafilla 18:19)
Abrahami besoi tërësisht që Fjala e Perëndisë është e vërteta, bekimi dhe urtësia për të dhe për fëmijët e tij. Prandaj, i urdhëroi fëmijët që të ecnin në Udhën e Perëndisë ashtu sikur se ai vetë. Si një at’ ai i kultivoi bindjen fëmijëve të tij.
Perëndia dëshiron që familjet t’i shërbejnë Atij.
Dr. Czeslaw Bassara (
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
; www.proword.eu)