ProWord
Is this site a blessing to you?
Ftesa nga Apostulli Pal
Me qëllim që të na inkurajojë pët të jetuar jetë të perëndishme, Pali na fton të shkojmë ne vendet e mëposhtme:
1. Tempull (Efesianëve 5:1-7)
Në tempull autori na kujton për sakrificën që bëri për ne Zoti Jezus. Mëkati është i shëmtuar dhe një erë e keqe për hundët e Perëndisë. (Isaia 3:24)
Nëse ecim në dashuri jetët tona do të bëhen fli të gjallë, (Romakëve 12:1-2, Filipianëve 2:17) aromë erëmirë përpara Perëndisë (Gjoni 12:1-8).
2. Fushë (Efesianëve 5:8-14)
Më pas apostulli Pal na çon në fushë për të na treguar frutat duke na kujtuar se të ecurit në dritë prodhon frytin shpirtëror. (Galatasve 5:22-23)
Nëse ecim në dritë, nuk mund të kemi bashkësi me errësirën.( 2 e Korintasve 6:14-18)
3. Pazar (Efesianëve 5:15-17)
Më tej Pali na çon në Pazar dhe na nxit për të qenë si tregtarët e mirë që dinë se si të blejnë një mundësi të volitshme.
Nëse ecim me urtësi e përdorim kohën siç duhet.
4. Sallën e banketit (Efesianëve 5:18-21)
Më tej e ndjekim apostullin për në sallën e banketit(Efesianëve 5:18-19) nga ku mund të mësojmë se si të ecim në Frymë. (Galatasve 5:16-26)
Nëse ecim në Frymë, do të jemi të lumtur, mirënjohës dhe të nënshtruar ndaj njëri tjetrit.
5. Shtëpi
Vendi i fundit që na çon apostulli për të vizituar është shtëpia, ku përdor martesën si një portret të marrëdhënies mes Krishtit dhe kishës. Krishti na do dhe vdiq për ne, por sot na do dhe kujdeset për ne. Kjo jetë intime portretizohet tek Kantiku i Kantikëve dhe mund të jetë një realitet për të gjithë ata që i dorëzohen Atij.
Nëse i nënshtrohemi Zotit Jezus, do të bëhemi një bekim për të tjerët.
Dr. Czeslaw Bassara (
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
; www.proword.eu)