ProWord
Is this site a blessing to you?
I lanë të gjitha dhe e ndoqën
Lluka 5:1-11
Plani numër 1.
Perëndia është gati të të mësojë!
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë Lluka 5:1
Mësimi numër 1
Nëse jam gati ta dëgjoj Perëndia është gati të më mësojë.
Plani numër 2
Perëndia është gati të të tregojë Fuqinë e Tij!
Pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: "Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk".Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: "Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën. Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta. Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t'i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin. Lluka 5:2-7
Mësimi numër 2
Nëse jam gati për të qenë i bindur Perëndia është gati të më tregojë Fuqinë e Tij!
Plani numër 3
Perëndia është gati të të përdorë!
Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: "Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar".Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: "Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë".Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin. Lluka 5:8-11
Mësimi numër 3
Nëse jam gati për të qenë i përulur , Perëndia është gati të më përdorë!
Mësime nga Perëndia:
Nëse jam gati ta dëgjoj Perëndia është gati të më mësojë
Nëse jam gati për të qenë i bindur Perëndia është gati të më tregojë Fuqinë e Tij!
Nëse jam gati për të qenë i përulur , Perëndia është gati të më përdorë!
Dr. Czeslaw Bassara (
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
; www.proword.eu)