ProWord
Is this site a blessing to you?
Kënaqësia e të kënaqurit të Perëndisë
Lluka 12:32
Lluka nuk e kishte kënaqësine a të ecurit me Jezusin siç e kishte Mateu, Pjetri apo Jakobi. Ai ishte një doktor që dëgjoi Ungjillin dhe vendosi t’i bindej Perëndisë duke dokumetuar traditat e thëna që ai kishte dëgjaur rreth Birit të Perëndisë. Ishte një johebre që shkroi Ungjillin në atë gjini letrare me qëllim që kushdo që nuk ishte hebre ta kuptonte.
Pse e tha Jezusi ”Mos ki frikë, o tufë e vogël?”
Me mijëra erdhën për të dëgjuar,ushqyer apo shëruar. Vetëm disa do të hynin në Mbretëri. Ai i përshkroi ata si “tufë e vogël”.
A gjen Perëndia kënaqësi në ne dhe në fëmijët tanë?
Ata që i përkasin Mbretërisë së Tij i besojnë Atij.
Perëndia kënaqet me besimin tonë. Hebrenjve 11:6 thotë : “Edhe pa besim është e pamundur t'i pëlqesh Atij,”
Roamkëve 8:8 “Prandaj ata që janë në mish nuk mund t'i pëlqejnë Perëndisë.” Ata që dëshirojnë ta kënaqin Perëndinë shpresojnë për Krishtin dhe për bukurinë e shenjtërisë së Tij. Ata që dëshirojnë ta kënaqin Perëndinë janë të gatshëm për t’i besuar Atij.
Ata që i përkasin Mbretërisë së Tij e lavdërojnë.
Davidi tha tek Psalmi 69:30-31 “Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj” Me fjalë të tjera, ata që e kënaqin Perëndinë janë ata që janë të gatshëm për ta lavdëruar Atë. Vijnë në shtëpinë e Atit të tyre me këngë në gojë. Janë të gatshëm t’i këndojnë lavde Perëndisë. Gatishmëria për ta lavdëruar me këngë dhe për ta bërë Atë më të madh se vetë jeta është shumë herë më e kënaqshme për Të sesa një rutinë apo rit formal.
Jezusi i këndoi një himn lavdërimi Perëndisë përpara se të shkonte në kryq. Shkrimet na thonë: “Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve.” Mateu 26:30. Bibla përmend më shumë se 25 raste kur populli i Perëndisë i këndoi këngë lavdërimi Zotit. Për ata që dëshirojnë ta kënaqin Perëndinë, Perëndia gjen kënaqësi në mes të lavdërimit të tyre.
Ata që i përkasin Mbretërisës së Tij e predikojnë Atë.
Nëse dëshirojmë ta kënaqim Perëndinë, duhet ta predikojmë Krishtin. S’mund ta predikojmë Ungjillin duke i thënë njerëzve atë që u pëlqen të dëgjojnë. (1 e Korintasve 1:21; Galatasve 1:10)
Dëshira jonë duhet të jetë e njëjtë me atë të Krishtit për të thënë: “sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë”(Gjoni8:29, Romakëve 15:3). Çfarë dhurate e mrekullueshme që të dimë që jemi kaq të çmuar për Të dhe që e kënaq Atë të na bëjë qytetarë të Mbretërisë së Perëndisë.
Mbretëria e Perëndisë nuk shifet në fjalë por në fuqi. (1 e Korintasve 4:20)
1. Fuqia e furnizimit të Tij: Perëndia na jep bukën e përditshme (Mateu 6:11), ujin e gjallë(Gjoni 4:14) dhe ngushellim dhe prehje (Mateu 11:28).
2. Fuqia e mbrojtjes së Tij: Perëndia u jep urdhër engjëjve të na ruajnë. (Psalmi 91:11-13)
3. Fuqia e premtimeve të Tij: Perëndia na jep Fjalën e Tij. (Psalm 107:20)
Dr. Czeslaw Bassara (
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
; www.proword.eu)