Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Kemi nevojë për inkurajimin e Perëndisë në periudhat e zhgënjimit


Hebrenjve 10:23,35 – I gjithë populli i Perëndisë ka nevojë për inkurajim.

1. Isaku  kishte nevojë për inkurajim. “do të të bekoj në vendin me zi buke!”

Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd. (Zanafilla 26:2-3)

(Zanafilla 26:12-13)

Kur Isaku u përball me krizën e ushqimit në vendin ku jetonte, Perëndia i tha të mos shkonte në Egjjipt por të qëndronte aty ku ishte.  Perëndia i premtoi që do ta bekonte aty ku ishte.  Dhe kaq e begatoi Perëndia Isakun saqë, kur ai mbolli në atë vend korri njëqindfish.  Isaku vazhdoi të përparonte dhe tu zgjeronte aq sa u bë shumë i pasur.

Në të njëjtën mënyrë Perëndia mund të na ndihmojë në ato zona ku hasim vështirësi, skamje apo dhimbje.  Mund të jemi të tunduar për t’ju larguar situatës ku hasim dhimbje dhe kërcënime.

Perëndia premton ta shfaqë Fuqinë e Tij për ne dhe të na begatojë aty ku hasim skamje dhe kërcënime.

2.  Rahela: “Dhe për Zoti u kujtua Rahelën!”

Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme. (Zanafilla 30:22)

Rahela ishte shterpë për një kohë të gjatë dhe dukej sikur Perëndia e kishte harruar. Gjithë të tjerët po bëheshin me fëmijë njëri pas tjetrit. Dukej sikur vetëm Rahela po mbetej jashtë bekimit të Perëndisë. Tani, kur dukej sikur Perëndia e kishte harruar Shkrimet na thonë që Zoti u kujtua për Rahelën. Rahela nuk ishte harruar. Perëndia u kujtua dhe iu përgjigj thirrjes së saj.  Ja hoqi turpin dhe i dha një djalë. Ajo ja vuri emrin Jozef. Djali i Rahelës u ngrit më lartë se të gjithë fëmijët e tjerë. Jozefi kishte të ardhmen më të begatshme sa që u bë edhe kryeministri i Egjiptit. Edhe pse Rahelës iu desh të priste për një kohë për bekimin e saj, kur i erdhi ishte tepër i pazakontë dhe ia kaloi të gjithë të tjerëve. 

Edhe në jetët tona duket sikur Perëndia na ka harruar dhe  gjithë të tjerët rreth nesh po marrin bekim mabs bekimi. Perëndia që u kujtua për Rahelën patjetër që do të kujtohet edhe për ne dhe do të na japë bekimin që do të jetë shumë i veçantë dhe që do t’ia vlejë e gjithë e pritura gjatë apo vonesa.

Nuk duhet të dekurajohemi por të shohim përpara me shpresë dhe mirëbesim drejt një bekimi që Perëndia e ka përgatitur për ne.


3. Jakobi: “sepse pashë të gjitha ato që të punon Labano.”


“... sepse pashë të gjitha ato që të punon Labano.” (Zanafilla 31:12)

Zanafilla 31:12,6,7,41.

Kur Jakobi kishte vuajtur nga keqtrajtimi i Labanos për njëzet vjetë, Perëndia i tha që ta lërë Labanon dhe të kthehet në shtëpinë e të atit. I tha Jakobit “sepse pashë të gjitha ato që të punon Labano.” Zoti e çliroi Jakobin prej Labanos. Edhe pse Jakobi ishte keqtrajtuar dhe mashtruar për një kohë të gjatë prej Labanos  kjo nuk ishte risi për Perëndinë. Perëndia po e shikonte të gjithë padrejtësinë dhe shtypjen që po i shkaktohej Jakobit dhe erdhi koha kur Perëndia ndërhyri dhe e çliroi atë. 

Në jetët tona Perëndia i di të gjitha gjërat që kalojmë dhe çdo dhimbje apo agoni që përjetojmë.  Nuk duhet të dekurajohemi duke menduar që Perëndia nuk e di për vuajtjen që po heqim. 

Perëndia di për çdo padrejtësi dhe keqtrajtim që hasim dhe Ai ka për të ndërhyrë dhe ka për të na çliruar nga dora e shtypësit dhe e keqbërësit.

4. Elia: “ke goxha rrugë të gjatë për të bërë”

Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi". Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".  (1 e Mbretërve 19:4,7)

1 e Mbretërve 19:1-7,15-16; 2 e Mbretërve 2:1,11

Kur jeta e Elias rrezikohej prej Jezebelit, ai u dekurajua dhe u lut që të vdiste. I tha Perëndisë “Mjaft, më mirë të vdes”. Ai u ndie që ishte më mirë të ishte i vdekur se sa të jetonte. Nuk shikonte dot asnjë qëllim për jetën e tij.  Nuk po e kuptonte që Perëndia kishte akoma punë për të bërë përmes tij. Perëndia dërgoi një engjëll të Tijin që e forcoi. Ai i tha që kishte ende goxha rrugë për të bërë. Kishte akoma detyra që Perëndia donte që Elia t’i përmbushte. Ai duhet të vajoste mbretërit për të dy kombet po ashtu të vajoste edhe pasardhësin e tij Eliseun.  Për aq më tepër nuk ishte plani i Perëndisë që Elia të shihte vdekjen me sy dhe që ai të merrej i gjallë në qiell përmes karrocës me zjarr. Elia në këtë kohë dekurajimi nuk e kuptoi planin e mrekullueshëm që Perëndia kishte për jetën e tij. Në vend të kësaj Elia u lut që të vdiste.  Por

Perëndia e inkurajoi dhe e ndihmoi Elian për të përmbushur qëllimin dhe rolin e jetës së tij. 
Në jetët tona dekurajohemi për shkak të halleve dhe i kërkojmë Perëndisë që të na marre pasi kjo botë na e ka sjellur në majë të hundës. Nuk e kuptojmë që kemi goxha rrugë për të bërë dhe që Perëndia ka goxha punë për ne për të bërë. 

Perëndia do të na inkurajojë që të ecim përpara duke përfunduar të gjitha detyrat që na ka caktuar për të përmbushur Mbretërinë e Tij. 

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).