Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Kthehem shpejt! Zoti Jezus.

Zbulesa 3:11-12

1.    Do të kthehem shpejt!

1.1. Ardhja e Jezusit për Efesin, Pergamin  dhe Sardën ishte për gjykim, por ardhja e Tij për Filadelfian ishte per t’i dhënë fund vuajtjeve të tyre. 
1.2. “Kthehem shpejt” është një paralajmërim për shtypësit dhe një inkurajim për të shtypurit. 
1.3. I Krishteri duhet të jetë gjithnjë gati për Ardhjen e Jezusit (Zbulesa 3:3).  Kthimi i Zotit Jezus me të papriturën e pritshme është stimuli ynë për të këmbëngulur në shërbesë besnike. 

2.    Tempulli

Koha e çlirimit e përmendur tek Zbulesa 3:10, identifikohet me ardhjen e Zotit Jezus për Kishën e Tij.  Tempulli mund t’i referohet ose Mbretërisë Mijëvjeçare ose Jeruzalemit të Ri.  Besimtarit të vërtetë do t’i jepet një vend për shërbim dhe nderim përpara Perëndisë.

3.    Emrat

Refernca trepalëshe ndaj emrit i jep një garanci të sigurisë së përjetshme në Zotin Jezus. 

Emri i Perëndisë tim tregon pronësi.
Emri i qytetit tregon qytetari.
Dhe Emri im i ri tregon bashkë-pronësi me Zotin Jezus.

4.    Kurora

4.1 Kurora për fitimtarët. 
Kurora e ofruar ishte nje kurorë dafine e dhënë si çmim për fituesit e garave të atletikës.  Ky premtin ishte i duhur ndaj një qyteti të mirënjohur për veprimtaritë sportive dhe është një simbol i mirënjohur i Dhjatës së Re për të shpërblyer shërbesën besnike.  Apostulli Pal i shkruan shkurtimisht Timoteut para se vdesë : 2 e Timoteut 4:7-8.

4.2    Humbja e një kurore.
Nga sjellja e papërshtashme dikush mund ta humbë një kurorë që i është dhënë më parë                   (2 e Gjonit 8).  Kurora ka të bëjë me autoritetin  e dhënë ndaj bashkë-trashëgimtarëve fitimtarë të Zotit Jezus.  Froni gjykues i Krishtit do të jetë rasti ose për shpërblim ose për keqardhje. (2 e Korintasve 5:10. 

5.    Shtyllat

Fitimtarëve u është thënë që do të bëhen “shtylla” në tempullin e Perëndisë.  Shtyllat janë pjesa më e qëndrueshme dhe më e përhershme e një ndërtese.  Të jesh një shtyllë  në Tempull, të lë të kuptosh një vend të spikatur të shërbesës në mbretërinë e Krishtit. (shih Isaia 22:23; Lluka 19:16-19).

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).