Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Lutje e drejtpërdrejtë nga Hadesi

Lluka 16:19-31,
Jude 22-23,
1 e Korintasve 16:15

Çfarë janë misionet?

Misionet janë shërbime me dedikim të plotë në atë mënyrë që të tjerët të dëgjojnë Ungjillin!

A kam dëshirë për t’iu nënshtruar Perëndisë në atë mënyrë që të bëj gjithçka të mundshme me qëllim që njerëzit me të cilët kam të bëj do të kenë vështirësi për të marrë vendimin për të shkuar në ferr?

Cili është misioni im? 
A jam i/e dërguar? A e kam pranuar plotësisht përgjegjësinë që ma ka besuar Perëndia?  Pse duhet të jenë të krishterët aktiv në misione? 

1.    Dy pyetjet e mëdha


Pyetja e burrit në Bibël: "Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?".(Zanafilla 4:9)
Ishte Kaini ai që u përpoq të shfajësonte veten duke bërë këtë pyetje. 
Pyetja e dytë e madhe në Bibël: “Po kush është i afërmi im?”
Juristi nuk e dinte se kush ishte i afërmi i tij.  Çdo i krishterë ka nevojë t’ia bëjë vetes këto dy pyetje.  Për aq më tepër duhet t’u japë përgjigje.

2.    Eskursion për në Hades - Lluka 16:19-31

Hadesi është mbushur plot me njerëz që janë duke qarë me të madhe për misionarë.  Hadesi është grupimi i atyre që e mohuan Perëndinë dhe si rrjedhojë do ta jetojnë jetën e përjetshme pa Perëndinë. E dinë realitetin e jetës shpirtërore por gjithnjë pa Perëndinë.  

Shumë të krishterë e lexojnë Biblën dhe luten: “Ja ku jam Zot, më dërgo mua” dhe nuk bëjnë ndonjë gjë për misionin dhe janë të vetëkënaqur me jetën e tyre sipërfaqësore.  Nuk janë të shqetësuar për ata që shkojnë në Hades.  A mund t’ia zbatojmë të krishterëve të shekullit të 21-t Thirrjen maqedonase nga Veprat e Apostujve ?  

3.    Statistikat

Statistikat thonë që vetëm 3% e besimtarëve janë të përfshirë në mission.  

Të krishterët shpenzojnë më shumë para për ushqime për qentë dhe macet e tyre sesa për misionin.

A është e çuditshme që më shumë njerëz duke shkuar në Hades?

Një anëtar i zakonshëm i Kishës Ungjillore nuk është në gjendje të japë një dëshmi të thjeshtë rreth Zotit Jezus.   

Bibla është libri më i lexuar në botë, por shumica e të krishterëve nuk janë duke lexuar më shumë se tre kapituj në javë.

4.    Vizioni

Disa të krishterë janë aq të lumtur për të shkuar në qiell saqë i kanë harruar ata që janë nisur për në ferr.  Të krishterët duhet të kenë një vizion të ferrit.  Vizioni do të na ndihmojë për tu lutur së bashku, për të agjëruar dhe për ta dhënë jetën për shpëtimin e atyre që janë humbur.  Vizioni për të humburit duhet të fillojë nga shtëpitë e krishtera dhe duhet të përfshijë si xhepat ashtu edhe llogaritë bankare.  

Nëse unë nuk shkoj dot duhet të dërgoj dike tjetër.  

Nevoja më e madhe në të vërtetë është lutja.  Kemi nevojë për një “mentalitet lutjeje” që ka humbur në kishat e sotme.  

A janë misionet nxitja jonë më e rëndësishme e jetës apo na pëlqen që më mire të fshihemi pas mureve të kishave të të papjekura?  

5.    Situata e botës

66 prej 100 personave që jetojnë sot kurrë nuk kanë dëgjuar për Jezusin.  

70 prej tyre nuk janë të bardhë.
57 janë aziatikë.
21 janë evropianë.
70 janë analfabetë.
50 prej tyre bien në shtrat të uritur.
1 mund të mburret për diplomën universitare.
40 prej tyre janë fëmijë të hapur për Ungjillin.
6 prej tyre zotërojnë 50% e pasurisë botërore
3 prej tyre janë pranë fare Hadesit, ndoshta edhe sot.

Asnjëra prej këtyre statistikave nuk ka kuptim nëse nuk e dëgjojmë Frymën e Shenjtë.  Ai dëshiron të punojë premes nesh!

6.    Plani i Perëndisë për të Krishterët

Lutu më shumë dhe shqetësohu më shumë për misionin.
Kemi nevojë të bëjmë disa pyetje:
Si do të ishte kisha jonë nëse të gjithë anëtarët do të ishin po aq aktiv sa unë?
Si do të ishte kisha jonë nëse të gjithë anëtarët do të jepnin po aq sa jap unë?
Si do të ishte kisha jonë nëse të gjithë anëtarët do të luteshin si lutem unë?
A mund të bëj më shumë?
A mund të jap më shumë?
A mund të lutem më shumë?
Mendo për të gjithë ata që do të takosh në Qiell; ata për të cilët i ke dëshmuar për Zotin,
dhe i ke drejtuar për tek i vetmi Shpëtimtar.
Nëse jo ti atëherë kush?
Nëse jo këtu atëherë ku?
Nëse jo tani ateherë kur?

Dr. Czeslaw Bassara ( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).