ProWord
Is this site a blessing to you?
Outlines of Messages
Bekimet e mirënjohjes
1. Mirënjohja është shprehje e jetës shpirtërore.
Lluka 17:11-18
Ku janë të nëntët?
2. Mirënjohja is jell lavdi Perëndisë.
Veprat 3:7-11
I inkurajojmë të tjerët kur jemi mirënjohës.
Çfarë kuptimi ka Fjala e Perëndisë për mua?
Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus. (2 e Timoteut 1:13)
1.Modeli i fjalëve të shëndosha
Shprehja model tek 2 e Timoteut 1:13 ka kuptimin e një dizenjo të një arkitekti. Që nga fillimet e kishës së hershme kishte një përvijim të saktë të doktrinës. Ishte një standart prej të cilit vërtetohej e gjithë mësimdhënia. Timoteu u paralajmërua për të mos e ndryshuar përmbajtjen e këtij përvijimi.Nëse do ta bënte një gjë të tillë nuk do t’i mbetej asgjë për të provuar mësuesit e asokohe me të cilët punonte. Po ashtu edhe ne të shek të 21-të kemi nevojë t’i mabhemi fort asaj që Apostulli Pal na mësoi në shekullin e parë. Në kishën e hershme koncepti i antinomianizmit ishte i përhapur gjerë. Thuhej ”nuk jemi nën ligj”. Ky koncept nuk ka vdekur as sot. Ka akoma sot nga ata që pretendojnë se nuk janë nën ligj por nën hir. Thuhet se Dhjata e Re është një libër i mbushur me letra dashurie dhe jo përmbledhje ligjore. Disa e refuzojnë të ashtuquajturën “teologjia e modelit”. A nuk të tregon fjala” model të fjalëve të shëndosha”se ka një ligj në bazën e të cilit duhet të jetojmë. (1 e Korintasve 9:21;Galatasve 6:2)
Duke i shërbyer Perëndisë si familje
Kemi më shumë e më shumë familje ku fëmijët e tyre nuk e ndjekin Zotin. Perëndia do që familjet ti shërbejnë Atij.
Rregulli i dhënë i Perëndisë
- Babai (Efesianët 5:23, 1 e Timoteut 3:4-5).
Babai duhet ta udhëheqë familjen duke:
Dhënë mësim Fjalën e Perëndisë
U lutur me familjen
Jetuar si shembull
Dashur gruan dhe fëmijët e tij
Treguar dhembshuri dhe vendosmëri
Ftesa nga Apostulli Pal
Me qëllim që të na inkurajojë pët të jetuar jetë të perëndishme, Pali na fton të shkojmë ne vendet e mëposhtme:
1. Tempull (Efesianëve 5:1-7)
Në tempull autori na kujton për sakrificën që bëri për ne Zoti Jezus. Mëkati është i shëmtuar dhe një erë e keqe për hundët e Perëndisë. (Isaia 3:24)
Nëse ecim në dashuri jetët tona do të bëhen fli të gjallë, (Romakëve 12:1-2, Filipianëve 2:17) aromë erëmirë përpara Perëndisë (Gjoni 12:1-8).
2. Fushë (Efesianëve 5:8-14)
Më pas apostulli Pal na çon në fushë për të na treguar frutat duke na kujtuar se të ecurit në dritë prodhon frytin shpirtëror. (Galatasve 5:22-23)
Nëse ecim në dritë, nuk mund të kemi bashkësi me errësirën.( 2 e Korintasve 6:14-18)
I lanë të gjitha dhe e ndoqën
Lluka 5:1-11
Plani numër 1.
Perëndia është gati të të mësojë!
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë Lluka 5:1
Mësimi numër 1
Nëse jam gati ta dëgjoj Perëndia është gati të më mësojë.
Plani numër 2
Perëndia është gati të të tregojë Fuqinë e Tij!
Pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: "Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk".Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: "Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën. Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta. Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t'i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin. Lluka 5:2-7
Faqe 1 nga 13
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>