ProWord
Is this site a blessing to you?
Për çfarë mesazhi kanë nevojë fëmijët e sotshëm?
1. Kanë nevojë të dëgjojnë për Perëndinë
Perëndia është burimi i shpëtimit. Fëmijët kanë nevojë ta dinë se kush është Perëndia dhe se ç’bën Ai? Kurrë nuk do ta kuptojnë fëmijët përgjegjësinë për mëkatin pa pasur si fillim një portret të qartë të Perëndisë.
Dhe ja pse u japim mësim:
- Perëndia të krijoi ty (Veprat 17:23-29): ti ke përgjegjësi para Tij
- Perëndia të ka folur përmes Biblës (1 e Korintasve 3-4): ti ke përgjegjësi ta dëgjosh
- Perëndia është i shenjtë dhe i drejtë (Veprat 17:31): Atij i duhet të të gjykojë
- Perëndia është i mirë dhe të do (Gjoni 3:16): Ai e bëri të mundur shpëtimin për ty.
2. Kanë nevojë të mësojnë rreth mëkatit
Mësimdhënia rreth mëkatit tregon edhe nevojën për shpëtim. Mëkati dhe pasojat e tij duhen sqaruar tërësisht dhe seriozisht. Dhe ja pse u japim mësim:
- Mëkati yt është kundra Perëndisë (Psalmi 51:4)
- Je mëkatar prej natyre (Efesianëve 2:3) dhe prej veprimeve (Romakëve 3:23)
- Për shkak të mëkatit meriton ndëshkimin e Perëndisë. (Romakëve 1:18)
3. Kanë nevojë të dëgjojnë rreth Jezus Krishtit
Mësimdhënia rreth Jezus Krishtit u tregon fëmijëve të vemten rrugë për shpëtim. Fëmijët kanë nevojë të dinë se kush është Jezus Krishti dhe se ç’ka bërë Ai. Dhe ja pse u japim mësim:
- Jezus Krishti është Perëndia Bir, Shpëtimtari i Vetëm (Veprat 9:20)
- Ai vdiq për ty (Veprat 2:23,36,38)
- U ngrit përsëri për ty (Veprat 2:24-32)
- U ngjit përsëri në Qiell (Veprat 2:23-32)
4. Kanë nevojë të dëgjojnë për pendimin dhe besimin
Duke i thirrur fëmijët të vijnë tek Krishti është pjesë thelbësore e Ungjillit (Gjoni 6:37,Gjoni 1:12)
Dhe ja pse u japim mësim:
- Jezus Krishti të fton të vish tek Ai (Mateu 11:28)
- Duhet të kthehesh prej mëkateve te Perëndia (Veprat 2:38,20,21)
- Duhet t’i besosh Krishtit dhe t’i dorëzohesh totalisht Atij (Veprat 16:31,20,21)
Pendimi dhe besimi përfshijnë një reagim total ndaj thirrjes së Krishtit: mendje, zemër dhe vullnet. (Romakëve 6:17)
Dr. Czeslaw Bassara (
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
; www.proword.eu)