Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Perëndia në jetën e Abrahamit

Zanafilla 12:8

Duke ndërtuar altarë

Kur e shohim jetën e Abrahamit, vërejmë bashkësinë e tij të ngushtë me Perëndinë.  Abrahami ndërtonte altarë dhe po i thërriste Emrit të Perëndisë.  Në fakt e vetmja gjë që na thuhet se ndërtonte ishin altarët.  Për shembull nuk lexojmë se ai po ndërtonte pallate mbretërore.  Në fund të jetës së tij ai i ndëtoi një varr Sarës gjithashtu.  Po kudo që shkonte, ndërtonte një altar dhe çdo ndodhi në jetën e tij e lidhte me Perëndinë.  Mbas gjithë atyre altarëve të ngritur prej Abrahamit mund t’i bëjmë një përvijim biografisë së tij. 

Abrahami e adhuronte Perëndinë.  Ky ishte okupimi i tij më i rëndësishëm.  Për shembull, e adhuroi Perëndinë kur:

  • U kthye nga Egjipti (Zanafilla 13:2-4)
  • Pa madhësinë e Tokës së Premtuar.  (Zanafilla  13:14-18)
  • Perëndia iu shfaq dhe ia ndryshoi emrin nga Abram në Abraham ( Zanafilla 17:3-5)
  • Bëri besëlidhjen me Abimelekun në Beer-Sheba (Zanafilla 21:33)

Ngritja e altarëve nuk ishte një detyrë e lehtë.  I duheshin gurë dhe llaç.  Por koha më e vështirë për të ndëtuar altare ndodhi në Malin Moriah.   Ngritja e këtij altari ndoshta nuk i theu shtyllën kurrizore ama zemrën ia theu.  E dinte që këtë altar që po ndërtonte e kishte për të birin.  Në sytë e Perëndisë Abrahami e kishte ofruar të birin përndryshe dashi nuk ishte rastësi.  Perëndia e kishte siguruar dashin.

Teologjia e Abrahamit

Abrahami e njinte Perëndinë më mire nga të gjithë bashkëkohësit e tij.  Ishte vetë Perëndia që ia kishte shfaqur atij të vërtetat e mëdha rreth  Vetes së Tij (Zanafilla 18:19).  Në atë nuk kishte Bibël.  I vetmi burim informacioni për Perëndinë  ishte Vetë Perëndia, Ai iu shfaq Vetë Abrahamit.  Kur Abahami fliste me Perëndinë ose rreth Perëndisë, ai përdori përshkrimet e mëposhtme:

  • ADONAI ( ZOT, MJESHTER)- Zanafilla 15:2
  • JEHOVAH( ZOT, UNE JAM-i) – Zanafilla 15:2
  • EL ELJON ( PERENDIA ME I LARTE)- Zanafilla 14:22
  • EL SHADAI (PERENDIA I PLOTEFUQISHEM)- Zanafilla 17:1
  • EL ROI (PERENDIA QE ME SHEH)- Zanafilla 16:13
  • EL OLAM ( PERENDIA I PERJETSHEM)- Zanafilla 21:33
  • JEHOVAH JIREH (PERENDIA QE SIGURON)- Zanafilla 22:14


Abrahami nuk kishte Bibël por ai e njihte Perëndinë shumë here më mire se disa njerëz që e kanë një Bibël.  Proçesi i të njohurit të Perëndisë e përshkruan jetën tonë. “ më trego Perëndinë tend  dhe unë do të të tregoj si jeton dhe po ashtu se si do ta kalosh përjetësinë!

Proçesi i të njohurit të Perëndisë është themeli pa të cilin nuk ka jetë dhe as shërbesë. 

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).