ProWord
Is this site a blessing to you?
Pse duhet të përfshihemi në Mision?
Mateu 28:18-20
Marku 16:15
Gjoni 20:21
Romakëve 10, 13-15
Veprat 13:2-4
Është një fakt historik që kombet pa Ungjillin ka më shumë varfëri,krim,sëmundje,shtëpi të ndara,fëmijë të paligjhsëm, zili, korrupsion dhe luftra sesa ato vende që e lejojnë lirinë e Ungjillit për t’u predikuar.
Regjistrat tregojnë se në 6000 vjet janë kryer 14530 luftra. Kjo çon në mesataren 2,6 luftra në vit.
Çezarit i kushtoi 0,75 $ për të vrarë një ushtar armik. Napoleonit i kushtoi $3000. Në Luftën e I-rë Botërore shpenzuam $21000 për çdo armik të vrarë. Në Luftën e II-të Botërore ishte $200.000. Luftrat moderne kushtojnë $1.000.000. për secilin.
Mendo sikur këto para të shkonin për mision!
Arsyet tona për mision:
1. Të përmbushim Urdhëresën e Madhe të Zotit tonë Jezus Krisht.(Mateu 28:19-20)
a. Më shumë shqetësohemi për ndërtesat tona.
b. Më shumë kapemi pas numrave të mëdhenj.
c. Më shumë kapemi pas sasisë së profesionistëve në kishë.
2. Të ndajmë dhembshurinë e Zotit Jezus (Mateu 9:36-38,18:10-14)
a. Duhet ta dëgjojmë thirrjen prej së larti (Shko tek shtëpia e Kornelit).
b. Duhet ta dëgjojmë thirrjen prej së poshti (Dërgo dikë t’i thotë vëllezërve të mi).
c. Duhet ta dëgjojmë thirrjen prej fushave (Kaloni nga Maqedonia).
3. Të përlëvdojmë Perëndinë duke i sjellur njerëzit tek Krishti (Gjoni 3:16,Veprat 1:8, Romakëve 10:13-15)
a. Duke i shpëtuar fëmijët prej të pashpresës dhe boshllëkut.
b. Duke i shpëtuar të burgosurit në burgje.
c. Duke i shpëtuar banorët e lagjes përmes vizitave.
d. Duke i shpëtuar shpirtrat rreth botës përmes Misionit.
4. Të ndërtojmë trupin e Zotit Jezus (Efesianët 4:12-16)
a. Kisha lokale është burimi i personelit misionar.
b. Kisha lokale është shenjtërorja e lutjes misionare.
c. Kisha lokale është siguronjësja e nevojave misionare.
Dr. Czeslaw Bassara (
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
; www.proword.eu)