Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Pse kemi nevojë për mision ndaj fëmijëve?

Apostulli Pal tek Romakëve 1:16 thotë se Ungjilli është :”fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson.” Urdhërimi i fundit i Zotit Jezus ndaj nesh ishte: ”I predikoni Ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15) 

1. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme e nevojës së misionit ndaj fëmijëve mbetet të jetë urdhëri i Zotit Jezus. Të krishterët nuk mund t’i shmangen dot këtij urdhërimi.  Zoti Jezus i do fëmijët e vegjël që të shkojnë tek Ai.(Mark 10:14; Mateu 18:14). Ungjillizimi biblik do të thotë që t’i ungjillizojmë të gjithë njerëzit duke përfshirë edhe fëmijët.

2. Fëmijët kanë nevojë shpirtërore. Pa Zotin Jezus fëmijët janë shpirtërisht të vdekur.  Kanë një problem me mëkatin dhe duhet t’i besojnë Zotit Jezus.

3. Fëmijët janë në gjendje t’i përgjigjen Ungjillit përmes besimit të tyre të thjeshtë. Pat Verbal, autor i shërbesës me fëmijët dhe këshillues i Rrjetit të Shërbesës së Fëmijëve  pohon se 75-85% e të Krishterëve sot janë bërë të krishterë para moshës 15 vjeçare.

4. Fëmijët janë shumë të hapur ndaj Ungjillit.Sipas Barna Research mundësia për të pranuar Krishtin është më i madh në mes të fëmijëve  sesa adoleshnetëve apo të rriturve. Tek fëmijët e moshës 5-13 mundësia është 32%. Bie në 4% për ata të moshës 14-18 dhe rritet në 6% për pjesën tjetër të jetës.

5.Fëmijët e kanë të ardhmen më të gjatë. Misioni ndaj fëmijëve është investim i së ardhmes. Popullsia botërore sot është më tepër se 6.000.000.000. Të paktën një e treta janë fëmijë dhe janë e ardhmja e kishës dhe e kombit të ardhshëm. Një fëmijë i shpëtuar është një jetë e shpëtuar.

6. Fëmijët zakonisht bëhen veglat e Perëndisë për të shpëtuar të tjerët. Familje të tëra duke përfshirë prindër apo gjyshër mund të shpëtohen nëpërmjet një dëshmie të vogël të një fëmije të shpëtuar. Miqtë e tyre mund të preken prej Krishtit gjithashtu. Në këtë mënyrë fëmijët mund të jenë bekim i madh për kishën lokale.

7. Fëmijët kanë luajtur një rol të veçantë në historinë e Kishës së Krishterë. Martin Luther ka thënë: “nëse e duam Mbretërinë e Perëndisë të vijë me fuqi duhet ta fillojmë me fëmijët dhe duhet ta fillojmë mësimdhënien që në djep” Çarls Spërxhën shkroi:” Fëmijët kanë nevojë për Ungjillin, për të gjithë Ungjillin,  Ungjillin jo për të rritur; i duhet që ta kenë dhe nëse e kanë të mësuar nga Fryma e Perëndisë janë po aq të aftë sikur ta kenë marrë nga një person i pjekur”; Din Stoun ish-president i INCM cilësoi se “shërbesa ndaj fëmijëve është shërbesa më strategjike e kishës... Epërsia në shërbesë të kishës lokale fillon tek foshnjat e prej aty ngjitet tatëpjetë.

8. Fëmijët kanë nevojë ata që janë të talentuar prej Frymës së Shenjtë. Këta njerëz mund t’i mësojnë dhe ungjillizojnë fëmijët. Janë të thirrur prej Perëndisë për tu përfshirë në mision ndaj fëmijëve. Roamkëve 1:16

9. Duke u përfshirë në mision ndaj fëmijëve, përlëvdojmë Perëndinë. Dëshira më e madhe e çdo të Krishteri dhe jo vetëm prind apo mësues është të përlëvdojë Perëndinë. Kur shpëtohen fëmijët dhe kur jetojnë dhe rriten për Zotin Jezus, i sjellin Atij Lavdi. Ky është fruti për të cilin është duke kërkuar Perëndia. Misioni ndaj fëmijëve ka nevojë të përlëvdojë Perëndinë.

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).