Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Rrëmuja që bëjmë kur nuk e kemi Perëndinë të parin

Jeremia 2:1-37

Tre histori të ndryshme po ndodhin përgjatë librit të Jeremias.

Historia e parë ka të bëjë me një djalë të ri të quajtur Jeremia. Jeremia ishte burri i zgjedhur nga Perëndia për një punë tepër të vështirë.

Historia e dytë ka të bëjë me Izraelin, popullin e zgjedhur të Perëndisë. Pas shumë vitesh së udhëheqjes së paperëndishme dhe adhurimit të idhujve, tashmë ishte mbushur kupa. Perëndia i dha Jeremias detyrën për të profetizuar lajmin e keq që do të pushtoheshin prej Babilonasve. 
Historia e tretë katë bëjë me vetë Perëndinë. Një Baba zemërthyer që i kishte parë me sytë e Tij fëmijët e vet të rrëshqisnin në rebelim. 
Kur Perëndia nuk është prioriteti i parë i jetëve tona, do të gjendemi shpejt në një situatë të vështirë.  Rrëmuja që bën kur nuk e ke Perëndinë të parin. 

Kjo është se çfarë i ndodhi Izraelit, popullit të zgjedhur të Perëndisë. Filluan të integroheshim me kombet e tjera dhe me perënditë e tyre të rreme. Filluan të ndër-martoheshin me njerëz jashtë besimit hebre. Ajo, që në fillim menduan se e kishin nën kontroll filloi tashmë t’i kontrollonte. 

Paralajmërimi 1 - Kur kërkon diçka ndryshe nga standarti i Perëndisë, i je ngjitur rrugës të rrëshqitshme të shkatërrimit. 

Jeremia e përmbledh krizën e Izraelit në mënyrë shumë të fuqishme:
‘Por mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të gjelbër ti je shtrirë si një prostitutë.Jeremia 2:20b

Për Izraelin, bari dukej më i blertë në anën tjetër të gardhit. Dhe shumë shpejt ata shkuan në anën tjetër duke adhuruar idhuj dhe perëndinë e rreme Baalin. I d ogjën fëmijët e tyre si një sakrificë ndaj perëndisë Molek. Vargu 28 na thotë që kishin po aq perëndi sa edhe qytete.  Ishin të pamoralshëm në praktikat e tyre seksuale; të pandershëm përsa i përket praktikave të biznesit. Perëndia ishte duke thënë: U mbush kupa! Si fillim iu duk e padëmshme. Kështu duke edhe një gjarpër me zile kur është i vogël por kur të rritet do të të kafshojë. Pak nga pak do të të zotërojë dhe do të gjendesh në një rrëmujë të madhe. Kur kërkon diçka ndryshe nga standarti i Perëndisë, i je ngjitur rrugës të rrëshqitshme të shkatërrimit. 

Paralajmërimi 2 - Po të ndjekësh drejtuesit e paperëndishëm do të të çojë në jetë të paperëndishme.

Kjo ishte tamam ajo se ç’bëri Izraeli.  Ata lejuan që udhëheqësit e paperëndishëm të zinin poste që kërkonin perëndishmëri. “Priftërinjtë nuk kanë thënë: "Ku është Zoti?", ata që meren me ligjin nuk më njohën, barinjtë ngritën krye kundër meje, profetët profetizuan për Baalin dhe shkuan pas gjërave që nuk vlejnë asgjë.” (Jeremia 2:8)

Izraeli ishte një komb ku drejtuesit fetarë nuk e kërkuan Perëndinë. Gjygjtarët nuk e njohën Perëndinë dhe bazën e tij morale. Mbretërit ngritën kryet ndaj Perëndisë dhe ndërtuan mbretërite e tyre në vend të asaj të Perëndisë. Predikusit predikuan nga teologjia e Baalit në vend të Fjalës së Perëndisë.  Kur fillojmë të ndjekim drejtues të paperëndishëm nuk do të zgjasë shumë dhe do të thithemi prej stilit të tyre të jetës.

Paralajmërimi 3 - Pozicionimi i vetes tënde para Perëndisë do të ta pozicionojë veten tënde për dështim.

Izraeli vendosi që mënyrat e tyre ishte më të mira nga ato të Perëndisë:

“Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.” (Jeremia 2:13)

Izraeli mund të kishte një burim me ujë të freskët dhe të rrjedhshëm apo një ujë bajat e nga sterna të prishura.  Izraeli donte të shkonte sipas mënyrës së vet dhe të bënte gjërat që i pëlqenin.  

Pozicionimi i vetes tënde para Perëndisë do të ta pozicionojë veten tënde për dështim.

Paralajmërimi 4- Mënjanimi i pendimit do të të çojë në ngurtësim të zemrës.

Izreali refuzoi ta pranonte që e kishte gabim dhe të pendohej. Si rezultat zemrat e tyre u ngurtësuan dhe vazhduan të jetojnë në mosbindje. Si përfundim, Perëndia do ta shfarrosë kombin pasi ata kishin refuzuar t’u kthenin tek Ai. 

Po, ata më kanë kthyer kurrizin dhe jo fytyrën. (Jeremia 2:27b)

Cili ishte rezultati i ligësisë së tyre? Kapitulli 37 na tregon se Perëndia lejoi sundimtarët e Babilonisë të ktheheshin kundra Jeruzalemit.E rrethuan qytetin me rrethim dhe si përfundim e zaptuan. Për shkak të mosbindjes edhe mbret i Judës u zu rob dhe ai u bë dëshmitar i vrasje të fëmijëve të tij.  Ia kërryen sytë dhe u lidh me zinxhir në një birucë deri në fund të vdekjes së tij. Në Jeruzalem pallati mbretëror u dogj deri në themel; drithërat u dogjën po ashtu edhe familjet u shkatërruan.  Shumica e njerëzve u çuan në robëri në Babiloni për tu bërë skllevër. 

Paralajmërimi 5 - Mëkati ka pasoja

Mund të mos jetë tani dhe madje as javës së ardhshme por ka pasoja. 

“Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd.” (Jeremia 2:19b)

Mund të tundohemi duke menduar se për deri sa asnjëri prej nesh nuk është i përkryer dhe në një farë mënyre të gjithë vuajmë nga sëmundja morale që Bibla e quan “mëkat” dhe për shkak se Perëndia është një Perëndi i dashur  kjo nuk shumë rëndësi.  Ai nuk do t’i vë re fajet tona të vogla. Fatkeqësisht situata është shumë më serioze se sa aq. Edhe pse Perëndia na do shumë, Shenjtëria dhe drejtësia e Tij janë të tilla saqë Ai nuk mund të jetojë me mëkatin.  Ashtu siç shkruan Habakuku dhe Isaia:

“Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.” (Habakuku 1:13)

“Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush.” (Isaia 59:2)

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).