Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Të Dallojmë Shpëtimtarin. Kush është Ai?

Gjoni 1:1-3

Kush është Zoti Jezus?  Kush është Zoti Jezus për ty?

Zoti Jezus është Zot për shkak të Krijimit! (Gjoni 1:1-3, Efesianëve 3:9, Kolosianëve 1:16, Hebrenjve 1:1-2)

Agnostiku i shquar Robert Ingersol, gjatë një vizite që i bëri Henry Ward Beecher, ky i fundit vuri re një glob në të cilin portretizohej yjësia e qiellit. “për këtë kam qenë duke kërkuar “tha ai pasi e kontrolloi me kujdes.  “kush e ka bërë një gjë të tillë”? “Kush e ka bërë?” përsëriti me habi Beecher. “pse po pyet  Kolonel, askush nuk e ka bërë, ajo thjesht ndodhi rastësisht.”
Ai nuk është pjesë e krijimit, Ai është Krijuesi!  Ai është shumë ndryshe nga shumë foto të Krishtlindjeve.  Ai është Krijuesi dhe si rrjedhojë Ai është Zot.  A është Ai Zoti yt?

Zoti Jezus është Shpëtimtar për shkak të vdekjes dhe ringjalljes së Tij! (Gjoni 1:29, 3:16,17)

Nëse nevoja jonë më e madhe do ishte informimi atëherë Perëndia do të kishte dërguar një edukator.
Nëse nevoja jonë më e madhe do ishte teknoligjia atëherë Perëndia do të kishte dërguar një shkencëtar.
Nëse nevoja jonë më e madhe do ishte paraja atëherë Perëndia do të kishte dërguar një ekonomist.
Nëse nevoja jonë më e madhe do ishte kënaqësia atëherë Perëndia do të kishte dërguar një argëtues.
Por nevoja jonë më e madhe ishte falja e mëkateve dhe kështu që Perëndia na dërgoi një Shpëtimtar.
Ai është mik madje edhe i mëkatarit( Samaritani –Gjoni 4:1-30, kurorë shkelëses Gjoni 8:1-11).  Si Zot Ai ka pushtetin për të shpëtuar ! Ai është i vetmi shpëtimtar i botës! (Gjoni 14:6, Veprat 4,12)

Zoti Jezus së shpejti do të shfaqet si Gjykatës! (Gjoni 5:22, Romakëve 2:16, 14:10; 2 e Timoteut 4:1)

Për ata të cilët Ai nuk është Shpëtimtar do të jetë Gjykatës!
Më mirë t’i përulemi Atij sa s’është vonë.

Zoti Jezus i është mik kujtdo që e lejon që të jetë i tillë.

Në bekimet e jetës (Dasma e Kanës, Gjoni 2:1-11)
Ndaj atyre që janë të ngatërruar shpirtërisht. (Nikodemi Gjoni 3:1-21, Pjetri, Gjoni 21:15-17)
Ndaj të sëmurëve (i biri i nënpunësit të mbretit, Gjoni 4:47-54,Betesdës Gjoni 5:1-9,të verbërit Gjoni 9:6-7)
Ndaj të uriturve dhe të varfërve (të 5000 Gjoni 6:10-13)

Ne mund të kemi një ide të distancës së natyrshme midis Perëndisë dhe njeriut, por boshllëku duhet të mbushet vetëm nëpërmjet Mesisë!  Ai është Zoti, Shpëtimtari, Gjykatësi dhe Miku.

Dr. Czeslaw Bassara ( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).