Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Të shpëtuar për të shërbyer!

Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë. Gjoni 12:26

Shërbëtorët ndjekin Zotin: Kushdo që më shërben duhet të më ndjekë...

Zoti Jezus e thotë haptazi se shërbëtori e ndjek Zotin. Kurrë nuk është e drejta e shërbëtorit për t’i thënë se çfarë duhet të bëjë zotëria e tij.  Të ndjekësh Krishtin duhet të udhëhiqesh nga Fryma e Shenjtë; të bësh zgjedhje me anë të Urtësisë së Tij, duke jetuar për Të; duke bërë atë që Ai dëshiron të bëjmë. 

Shërbëtori i Dhjatës së Re zakonisht përfaqëson Doulos-in grek (skllavin). Ndonjëherë përdoret edhe diaokonos (dhjakon apo shërbyes).  Është e saktë që të themi që fjalët doulos dhe diakonos janë sinonime.  Të dyja fjalët tregojnë për një njeri që nuk është në dispozicion të vetes së tij por në pronën e blerë të pronarit.  Jemi blerë për t’i shërbyer nevojave të Pronarit.

Çfarë pune i dha Jezusi për  të bërë dishepujve të Tij?  Mënyra se si i shërbenin Atij, i thotë atyre, është duke u bërë skllevër të bashkë-shërbëtorëve të tyre dhe duke qenë të gatshëm për të bërë saktësisht gjithçka, pavarësisht nga kostoja apo poshtërimi  me qëllim që t’i ndihmojnë ata.

Shërbëtorët gjenden aty ku punon Jezusi... aty ku jam Unë, aty janë dhe shërbëtorët e mi.

Por Jezusi u përgjigj atyre: "Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj". (Gjoni 5:17). Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. (Efesianëve 2:10)

Perëndia është duke punuar në botën tonë.  Mund të dhe do të përfshihemi në atë që Ai është duke bërë.  Shërbesa nuk është për pastorët apo për ata që shkojnë në Seminar Teologjik.  Nëse presim apo varim shpresat vetëm në këtë grup njerëzish do të bëjmë shumë pak. 

Shërbëtorët do të nderohen prej Perëndisë... Ati im ka për t’i nderuar ata që më shërbejnë.

Kur i shërbejmë Zotit me gëzim, hareja dhe entuziazmi do të nderohet prej Perëndisë.  Dhe nuk ka ndonjë nderim tokësor që mund ta konkurojë atë.  Ata që shërbejnë do të nderohen prej Perëndisë. 

Violinisti i shquar Paganini, ia dha si trashëgimi violinën e tij qytetit të Xhenovës me kusht që nuk të luhej më kurrë.
Druri i këtij instrumenti të tillë kur përdoret dhe preket vetëm gërvishet dhe konsumohet pak por i lënë mënajnë fillon të kalbet.  Violina e dashur e Paganinit  sot është e ngrënë prej krimbave dhe e padobishme veçse për relike.  Kundërshtimi i të krishterit për të shërbyer mund ta copëtojë aftësinë e tij për dobishmëri. 

Shërbëtorët ndjekin Zotin!  Shërbëtorët gjenden aty ku është Jezusi!  Shërbëtorët do të nderohen prej Perëndisë.


Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).