Is this site a blessing to you?



Rezultatet

T’i mbajmë sytë tek Jezusi!

...Duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë. Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.
(Hebrenjve 12:2-3)

Nëse vetë nuk vendosim prioritete për jetën tonë si njerëzit ashtu edhe rrethanat do t’i vendosin ato për ne.  Kur kjo gjë ndodh, shqetësimi dhe dëshpërimi mund të bëhen problem.

1. Zoti Jezus e dinte qëllimin e Tij.

Dhe Jezusi i tha: "Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.
Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur". (LLuka 19:9-10)

Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë. (Gjoni 3:17-18)

Tek LLuka 15:1-11 shikojmë gjërat që humbën:

Delja humbi nga rrethana të zakonshme

Monedha humbi pa dashje.

Biri humbi me dashje.

Përpara se të vendosim prioritetet kemi nevojë të njohim qëllimin tonë.

2. Zoti Jezus i vendosi prioritetet të bazuara në qëllimin e Tij.

Prioriteti një:
Bashkësi me të Atin.

Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.

Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.Dhe, kur e gjetën, i thanë: "Të gjithë po të kerkojnë!".Dhe ai u tha atyre: "Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur". Marku 1:35-38

Prioriteti dy:
Dishepullizimi i rrethit të tij të brendshëm.

Ata ishin në udhëtim për t'u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t'u thotë çfarë do t'i ndodhte. Marku 10:32

Prioriteti tre:

Shërbesë ndaj të humburve.

Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur" Lluka 19:10


3. Zoti Jezus i mbrojti prioritetet e Tij prej programeve të njerëzve të tjerë.


Që nga ai çast Jezusi filloi t'u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.

Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: "O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë".

Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s'ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve".

  1. Zoti Jezus e dinte qëllimin e Tij.
  2. Zoti Jezus i vendoste prioritetet të bazuara në qëllimin e Tij.
  3. Zoti Jezus i mbrojti prioritetet e Tij prej programeve të njerëzve të tjerë.

T’i mbajmë sytë tek Jezusi!

Dr. Czeslaw Bassara ( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).