Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Tek këmbët e Jezusit

1. Falja e mëkateve-Lluka 7:38
Edhe pse fariseu e kishte ftuar Zotin Jezus në shtëpinë e tij , kurrë nuk u ul tek këmbët e tij.  Ai dëshironte të ulej me të në tryezë.  Gruaja nuk e kishte ftuar Jezusin për në shtëpinë e saj (ndoshta nuk kishte një shtëpi) por ishte në dijeni të problemit të saj të madh, mëkatit. E dinte se kishte nevojë për faljen e mëkateve.  Ajo i solli mëkatet e saj tek këmbët e Jezusit.
ZOTI JEZUS ESHTE ZOTI QE FAL MEKATIN!

2. Mësimdhënie e duhur- Lluka 10:39
Maria e dinte se kishte goxha për të mësuar.  Ishte Marta ajo qe e priti Jezusin në shtëpinë e tyre në Betani,  por ishte Maria ajo që u ul te këmbët e Zotit Jezus.  Me qëllim që të mësosh duhet të  përqëndrohesh.   Eshtë e vërtetë që nuk ishte Maria ajo që e ftoi Zotin Jezus por ajo zgjodhi vendin më të mire për veten, të ulej te këmbët e Jezusit.  Kjo ishte “pjesa më e mirë” (Lluka 10:42)
ZOTI JEZUS ESHTE PERENDIA QE ESHTE E VERTETA, NA NJEH DHE NA DO!

3. Ngushëllimi- Gjoni 11:32
Maria e përjetoi me të vërtetë humbjen e së vëllait, Llazarit.  Ajo nuk u përqëndrua tek varrezat edhe pse hebrenjtë menduan se mund te kishte shkuar aty.  E kishte kuptuar qe nuk mund të ngushëllohej aq shumë nga njerëzit që kishin vetë probleme.  Maria kishte zënë vendin e duhur tek këmbët e Zotit Jezus.  Vetëm Ai është në gjendje të sjellë ngushëllim.  Zoti Jezus e zëvendësoi hidhërimin dhe zhgënjimin me gëzim në zemrën e Maries.
ZOTI JEZUS ESHTE PERENDIA QE KUJDESET PER NE KUR KEMI HALLE DHE PROBLEME!

4. Jeta e një fëmije.  Lluka 8:41
Vdekja e një fëmije e kishte bërë Jairin të kërkonte për Jezusin.  E gjeti dhe i ra përpara këmbëve.  E kuptoi që askush nuk ishte në gjendje t’i jepte jetë fëmijës së tij.  Jairi e konfirmoi të vërtetën që fëmijët pa  Zotin Jezus janë të vdekur.  Fëmijët kanë nevojë për Zotin jezus më tepër se sa  dashurinë prindërore, ajrin që marrin frymë, shtëpinë, ushqimin apo veshmbathjet.  Jairi e dinte seku të shkonte me problemin e fëmijës së tij të vdekur.  
ZOTI JEZUS ESHTE PERENDIA QE DESHIRON T’I JAPE JETE TE GJITHE FEMIJEVE!

5. Mirënjohja- LLuka 17:16
Dhjetë lebrozë u takuan me Zotin Jezus dhe secili prej tyre përjetoi dashurinë e Perëndisë.  Të gjithë u pastruan prej lebrës.  Iu kthyen jetës së tyre normale.  Vetëm njëri prej tyre, samaritani e kuptoi se kujt duhet t’i shprehte mirënjohjen.  U kthye dh era tek këmbët e Jezusit.  E habitshmja nuk është që vetëm njëri prej tyre u kthye por që ata nëntë të tjerët nuk u kthyen.  Samaritani ishte ripërtërirë dyherazi : fizikisht dhe shpirtërisht.  Mirënjohja e tregoi përshpirtshmërinë e tij.   
ZOTI JEZUS ESHTE PERENDIA QE ESHTE I DENJE PER MIRENJOHJEN TONE.

6. Fitore mbi frikën- Zbulesa 1:17
Kur apostulli Gjon e pa Jezusin në lavdinë e Tij, përjetoi frikë.  E njihte se kush ishte Zoti Jezus, kishte ecur me Të, e kishte dëgjuar të jepte mësim, e kishte prekur ate.  Kur e pa në Lavdinë e Tij, pavarësisht nga mosha, Gjoni ra  në gjunjë.  E dinte mire që Zoti Jezus ishte i Pari dhe i Fundit.  Heshti për të lejuar Zotin Jezus të flasë.  Apostulli Gjon është një shembull i madh i një personi që jeton për Zotin Jezus.  Ai e kuptoi që vendi më i mirë në botë është tek  këmbët e Zotit Jezus!


ZOTI JEZUS ESHTE PERENDIA QE ESHTE I DENJE NGA E GJITHE JETA DHE LAVDIA JONE!

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).