Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Ungjillizimi i fëmijëve Postmodern.

(e Kronikave 12:32)

1.    Cili është ndryshimi përsa i përket  kohës në të cilën jetojnë fëmijët tanë?
Brezi postmodern supozon se “çdo pikëpamje ka një pamje nga një pike”. Deri në një fare mase kjo është e vërtetë.  Tendenca është për t’i pare gjërat vetëm nga prespektiva jonë.  Brezi postmodern  ka  një skepticizëm të shëndoshë përsa i përket racionalizmit analitik të modernizmit dhe pretendimeve të mëparshme të njohurisë dhe sigurisë. 

2.    Tre mënyra të të menduarit

  1. Theocentrizëm
  2. Modernizëm
  3. Postmodernizëm

 

3.    Paraqitja e Ungjillit ndaj brezit postmodern.

Kemi nevojë të zgjerojmë se ç’duam të themi me Ungjillizim.
Postmodernistët nuk janë pranues të apologjetikës dhe prezantimeve tradicionale dhe evidentuese.  Kanë pyetje rreth jetës dhe realitetit  të bazuara në presupozimet postmoderne.  Adresimi ndaj postmodernizmin duhet të luajë një rol në hyrjen tonë të pohimeve të Krishtit.  Qëllimi i cilësdo shërbesë është që të ndihmojë njerëzit për të lëvizur prej armiqësisë me Perëndinë në dashuri me Të. (Ligji i Përtërirë 6:5)

Ne duhet të vlerësojmë të përbashktën me brezin postmodern.

Duhet të kuptojmë të përbashktën e madhe që kemi me brezin postmodern.  Ka disa besime dhe vlera ne kulturën postmoderniste që përkojnë pjesërisht apo tërësisht me pikëpamjen historike të Krishterë.  Këto formojnë një tokë të përbashkët nga e cila mund të vendosim lidhje.  P.sh. :
Kultura Perëndimore nuk po zhvillohet.
Ne, si të Krishterë Biblik, kurrë nuk kemi besuar se shoqëria njerëzore do të përparojë në një botë të përkryer. Ungjillorët bien dakord me postmodernistët në këtë  teori. Mund t’i pyesim njerëzit nëse teknologjia po na çon drejt Utopisë, në ç’drejtim po shkojmë? Modernizmi ishte tepër optimist ndërsa postmodernizmi nuk është.
Shqetësimi për racizmin dhe barazinë.
Brezi postmodern është i shqetësuar për çështjet që kanë të bëjnë me racën dhe gjininë.  Edhe ne duam që t’i adresojmë këto çështje por cili do të jetë standarti për drejtësi dhe barazi?
Shqetësimi për ekologjinë.
Brezi postmodern po çan rrugën përpara ndaj mbrojtjes së ambientit.  Të krishterët duhet të jenë edhe më të fortë për të administruar mire palnetin. Ne mund të kemi të njëjtën dëshirë me ta për një botë më të pastër dhe më të mirë.
Theks mbi krijueshmërinë artistike.
Mund të shohim që në Kodrën e Marsit , Apostulli Pas citoi më shumë poetët e kulturës lokale sesa profetët e tyre. (Veprat e Apostujve 17). Të krishterët duhet të përdorin krijueshmërinë për të parë se si zërat prej kulturës mund të shpalosin imazhin e Perëndisë edhe nëse ata nuk e dinë.
Marrëdhënia është e gjithë-rëndësishmja.
Brezi postmodernist e vlerëson jashtë mase komunitetin autentik(origjinal) nëse mund ta gjejnë një të tillë. Me besimin tonë tek një Perëndi Trini, edhe ne i shohim marrëdhëniet në zemër të përvojës njerëzore.  

Dr. Czeslaw Bassara( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).