Is this site a blessing to you?



Rezultatet

Zoti Jezus. Kujt i ngjan dhe çfarë bën?

(sipas Zbulesës 3:7-9)

Qyteti i Filadelfias
Kisha e Filadelfisë kishte bërë më shumë për Perëndinë sesa të gjitha shtatë kishat e tjera në librin e Zbulesës.  Kisha ishte besnike ndaj misionit të saj.  Po jetonte duke i ecur pranë Zotit  dhe Ai nuk e qortoi, madje as nuk i përmendi mëkatin.  Nxitja që i bëri kishte të bënte me të ardhmen.  A do ta kalonte ajo derën të cilën Zoti Jezus po e mbante hapur për të?

Zoti Jezus - Shkrimtari
Tek Zbulesa 3:7-13 Zoti Jezus u prezantua me një gjuhë që iu përshtaste marrësve të letrës.

1.Ai është i shenjtë (Zbulesa 3:7)
Zoti Jezus ishte moralisht i përkryer dhe pa faj dhe njollë. Karakteri i tij ishte i përkryer.  Shenjtëria është një cilësi e rëndësishme e Perëndisë.  “I shenjti” është një titull i shquar hebre për Perëndinë. Tek Isaia 43:15 Perëndia deklaron se “Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj". Duhet ta shohim shenjtërinë e Zotit Jezus si të Perëndisë. Ai është i shenjtë dhe si rrjedhojë e urren mëkatin. Jobesimtarët duhet ta lejojnë atë që t’u zgjidhë problemin e mëkatit. Ai është i shenjtë – prandaj edhe besimatët duhet të jenë të shenjtë gjithashtu. 

2. Ai është i Vërtetë (Zbulesa 3:7)
Zoti Jezus është Ai që është pas gjithçkaje, i vetmi që është tërësisht i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Në gjuh,n origjinale Ai thotë që është “i Vërteti”  (anathenos) ku fjala ka kuptimin e reales, të vërtetës, origjinales, autentikes. Tek Zoti Jezus gjejmë të vërtetën. Kur e konsiderojmë Atë kemi ballafaqim me të Vërtetën Abdolute. Jezus është i Vërtetë.  Të jesh i vërtetë do të thotë që çdo fjalë që Ai foli është Fjala e Vërtetë e Perëndisë dhe secili prej prej premtimeve të bëra prej Tij do të mbahet. Prandaj mund t’i besojmë për shpëtim nëse shpresojmë tek Ai. Si besimtarë duhet të kuptojmë se çfarë na thotë Jezusi është e vërtetë.  Nëse na nxit me një “derë të hapur” mundësie kjo do të thotë që duhet ta kalojmë derën dhe të bëjmë atë që Ai kërkon të bëjmë. 

3. Ai mban çelësin e Davidit (Zbulesa 3:7)
Çelësi përfaqëson autoritetin. Zoti Jezus mban çelësin e Davidit. Vendi tjetër  tek i cili përmendet çelësi i Davidit është tek Isaia 22:20-23. Eliakimit i ishte dhënë çelësi i shtëpisë së Davidit gjatë mbretërimit të Mbretit Ezekia.  Ky çelës hapte shtëpinë e Davidit, e cila mbante të gjitha pasuritë e mbretit të Judës. Eliakimi kontrollonte hyrjet dhe daljet dhe se kush kishte hyrje edhe tek Mbreti David. Ai ishte i dyti për mbretin. Ai ishte Ai që hapte dhe mbyllte dyert. 

4. Ai i donte ata (Zbulesa 3:9)
Zoti Jezus e kuptoi pozitën e vështirë të atyre të Filadelfisë. Zoti jezus donte më të mirën për ta(Gjoni 16:27). Ata që jetuan në Filadelfi (dashuria vëllazërore) ishin të ekspozuar ndaj dashurisë së Perëndisë. Dashuria e vërtetë vëllazërore është e vështirë pa marrë më parë dashurinë e Perëndisë. Jobesimtarët kanë nevojë të dinë se Zoti Jezus vdiq për hatër të dashurisë. Ai ka një dëshirë t’i shpëtojë mëkatarët për hir të dashurisë.  (Gjoni 3:16, Romakëve5:8)

Dr. Czeslaw Bassara ( Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www.proword.eu)

James N. Spurgeon shkroi:

Punën e zgjedh vetë kurse në shërbesë të thërret Krishti. Në punë pret që të marrësh, në shërbesë kthen diçka që të është dhënë. Puna varet nga aftësitë që ke, shërbesa varet nga gatishmëria jote ndaj Perëndisë. Një punë e bërë mirë të sjell lavdërime, një shërbesë e bërë mirë i sjell nder Krishtit.    

 

Kjo shërbesë është për t’i sjellur nder Zotit tone Jezus Krisht.

Mund ta kopjoni dhe ta përdorni materialet e kësaj faqeje internet për aq kohë sa të përmendni shërbesën tonë dhe të mos e ndyshoni përmbajtjen. Gjithashtu jeni të ftuar t’i tregoni dëgjuesve dhe lexuesve tuaj rrethburimit të këtyre materialeve: www.proword.eu, që është në fakt “Shpallja e Fjalës” (Shërbesë Ndërkombëtare Mësimdhënëse Biblike e BUF-ës).